Një shtëpi në fshatin Bradash të Podujevës dje është përfshirë nga zjarri.
Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.
Si i dyshuar është intervistuar një person, i cili me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Përveç dëmeve nuk ka të lënduar.