Telegrafi

Digjet një shtëpi e pabanuar në Klinë

Ilustrim

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Videjë të Klinës.

Siç raporton policia, rasti ka ndodhur dje rreth orës 08:30.

“Raportohet se është përfshirë nga zjarri shtëpia e pabanuar e ankuesit mashkull kosovar. Njësiti i zjarrfikëseve ka lokalizuar zjarrin. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/