Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është djegur një restaurant në fshatin Tupec të Prizrenit, nga ku ka marr plagë një person.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë objekti i restorantit të tij. Njësitë përkatëse policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar një mashkull K/Shqiptar i cili ka pranuar trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport të policisë.