Zjarri që ka shpërthyer në qumështoren ”Nikollovi” në Sveti Nikole në ora 9 të mëngjesit të sotëm, e ka djegur tërë fabrikën, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave të deritanishme, nuk ka të lënduar apo të vdekur, por dëmet materiale janë të mëdhaja. Zjarrfiksët arritën që të nxjerrin dy mombola me gaz, duke mos lejuar shpërthimin e tyre. Ata u ndihmuan edhe nga zjarrfikësit e Shtipit dhe Velesit. Zjarri është lokalizuar./Telegrafi/