Një objekt afarist për përpunimin e drurit që ndodhet në parkun e biznesit në fshatin Koreticë e Epërme të Drenasit, është kapluar nga zjarri.
Sipas viktimës, si pasojë e zjarrit në makineri të punës dhe objekt janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Siç thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit, të cilët e kanë shuar zjarrin.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa, rasti është duke u hetuar.
“Fsh. Koreticë e Epërme, Gllogoc 01.02.2019-23:45. Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se objektin e tij afarist për përpunimin e drurit që ndodhet në parkun e biznesit e kishte kapluar zjarri. Sipas viktimës, si pasojë e zjarrit në makineri të punës dhe objekt janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/