Telegrafi

Policia në SHBA gjen së fundmi trupin e një viktime në një ndërtesë, e cila ishte djegur pas protestave për George Floyd

Policia e Minneapolis gjen trupin e një personi të vdekur, në një ndërtesë e cila ishte djegur në qershor pas protestave për vdekjen e George Floyd në SHBA.

“Ne po e cilësojmë si vrasje këtë rast”, tha zëdhënësi i policisë John Elder për CNN.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia arriti në vendin e ngjarjes të hënën, pasi pranoi një letër anonime për këtë rast.

Zyrtarët kontrolluan rrënojat e djegura, dhe gjetën një person të vdekur, raporton CNN – ndërkohë ende nuk dihet natyra dhe shkaqet e vdekjes së tij.

Ndërtesa në të cilën u gjet viktima besohet të jetë djegur më 8 qershor, sakaq me këtë rast autoritetet në Minneapolis patën ngritur akuzë ndaj një burri 25 vjeçar. /Telegrafi/