Në Shkup ka ndodhur një aksident në orët e pasdites, kur një automjet i cili po lëvizte në njërën nga rrugët më të frekuentuara në qendër të qytetit u përfshi nga flakët në pjesën e përparme të motorit, raporton Anadolu Agency (AA).
Vetëm falë zgjuarësisë dhe reagimit të shpejtë të personave të cilët ishin brenda autojmetit është shmangur një tragjedi njerëzore, pasi ata me një shpejtësi braktisën makinën e përfshirë nga flakët duke u munduar ta shuajnë zjarrin me batanije dhe rrobat personale.
Sipas të gjitha gjasave, zjarri është shkaktuar nga instalimi elektrik, por priten rezultatet e policisë./Telegrafi/