Në pompën e benzinës në Strazhë mbrëmë rreth orës 22:15 u përfshi nga flakët makinë terreni “Iveko” me targa të Kumanovës, e drejtuar nga kumanovari V.B (32) nën pronësi të një firma private nga Kumanova.
Zjarri ka shpërthyer gjatë momentin kur makina ka qenë duke u mbushur me naftë. Zjarri ka filluar nga pjesa e poshtme e motorit, ndërsa nga të punësuarit makina është larguar nga pompa e benzinës dhe menjëherë zjarri ka kapluar gjithë makinën, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas intervenimit të zjarrfikësve nga Gostivari zjarri është lokalizuar, ndërsa hetime kanë kryer ekipe nga stacioni policor në Gostivar.
Po ndërmerren masa për gjetjen e arsyeve që çuan në djegien e makinës./Telegrafi/