Me datë 12.11.2022 në ora 04:50 në SPB Kumanovë nga Njësia Zjarrfikëse Kumanovë është raportuar se në rrugën “Revolucioni i Tetorit” në Kumanovë afër një objekti hoteliere, i është djegur automjeti i parkuar i pasagjerëve “BMW” me targa të Kumanovës, në pronësi të M.D.(30) nga Kumanova, e cila ishte e parkuar nga M.I.(21) nga Kumanova.
Zjarri është shuar nga zjarrfikësit e Kumanovës. Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik, ndërsa në vendin e ngjarjes ka bërë hetimin e rastit ekipe nga SPB Kumanovë. /Telegrafi/