Një makinë është djegur plotësisht pasditen e sotme në Fier.
Automjeti tip “Ford” me targa AA 251 MI është djegur, ndërsa ishte e parkuar pranë një pike karburanti.
Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Nuk dihen ende shkaqet e djegies së makinës.