Në rrethana ende të panjohura, mbrëmë rreth mesnatës në veri të Mitrovicës është përfshirë nga zjarri një butik për fëmijë pronë e Petrojka Jakovleviq, ndërsa vlera e dëmit të shkaktuar konsiderohet të jetë mijëra euro, bëjnë të ditura burime të Telegrafit.
Sipas burimeve, dyqani është pronë e policit Bane Jakovleviq, por që ky biznes është udhëhequr në emër të nënës së tij, Petrojka Jakovleviq.
Ndërkaq, dyshohet se zjarri është shkaktuar qëllimshëm në shenjë hakmarrje ndaj policit Jakovleviq, për të cilin thuhet se është i përzier në punë të pista duke përfshirë edhe kontrabandën me mallrat ë ndryshme.
Deri tani nuk dihet autori apo autorët e këtij incidenti, ndërsa policia ka dal në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet. /Telegrafi/
Fotografia: ILUSTRIM