Telegrafi

Digjet një lokal në qendër të Prishtinës

Një lokal në rrugën “Hyrë Emini” në Prishtinë, është përfshirë nga zjarret, sot pasdite.

Zjarrfikësit e rajonit të Prishtinës ia kanë dalë ta shuajnë zjarrin. raporton Gazeta Online Insajderi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe pjesëtarët e Policisë e Kosovës.

Ka dyshime se zjarri mund të jetë përhapur për shkak të problemeve me energjinë elektrike.