Telegrafi

Digjet një kamionetë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Në autostradën “Ibrahim Rugova” sot është përfshirë nga zjarri një kamionetë.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka thënë se në vend të ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrëfikësit, të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.

“Më 20.08.2019 rreth orës 16:00 në autostradë një kamionetë në lëvizje është përfshirë nga zjarri. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe zjarrëfikësit, që e kanë lokalizuar zjarrin”, ka thënë Kelani.

Ndërsa, nuk dihet nëse ka të lënduar./Telegrafi/