Një kamion me targa të Maqedonisë është djegur në fshatin Gllarevë, në Klinë.
Këtë e konfirmoi për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.
Ngjarja ka ndodhur natën e 14 tetorit në orën 21:20, ku si pasojë e flakëve të kamionit është dëmtuar dhe një mishtore, e cila gjendej afër kamionit.
Ai tha se i dyshuari është një person me nënshtetësi maqedonase me inicialet D.R dhe sipas tij, ky rast është në kompetencën e Prokurorisë.
Ibraj tha po ashtu se rasti është i dyshimtë dhe konsiderohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Ky rast është nën kompetencën e prokurorisë. I dyshuari në këtë rast është një person me shtetësi të Maqedonisë, më inicialet D.R i lindur më 1992. Kemi pranuar një informacion që është duke djegur një kamion, ka dal dhe njësia e zjarrfikësve dhe forenzika në lokacion dhe i kanë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme. Sipas të dyshuarit zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti. Nga zjarri i përhapur është dëmtuar dhe një mishtore aty afër. Personi i dyshimtë është intervistuar dhe prokuroria e shqyrton këtë rast”, ka thënë Ibraj. /Telegrafi/