Site icon Telegrafi

Digjet një fabrikë në rrugën Gostivar-Tetovë, lëndohet një person

Foto: Ilustrim

SPB Tetovë njofton se dje është raportuar se është djegur një fabrikë pranë autostradës Gostivar-Tetovë, në të cilën është lënduar një person.

“Dje (09-nëntor) në ora 14:30 në SPB-Tetovë, është raportuar zjarr që ishte shkaktuar në një fabrikë në Sedllarce të Epërme të Tetovës, pranë autostradës Gostivar-Tetovë. Punonjës i fabrikës S.I. (35) nga Bogovina, gjatë shuarjes së zjarrit, kishte pësuar lëndime dhe ishte transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës për ti ofruar ndihmë mjekësore.

Në këtë zjarr janë djegur materialet e papërpunuara për prodhimin dhe një pjesë të pajisjeve të fabrikës, kurse me ndërhyrjen e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Tetovës, zjarri plotësisht është lokalizuar. Inspektimin e ka kryer ekipi policor nga SPB-Tetovë”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Exit mobile version