Site icon Telegrafi

Digjet një fabrikë në Drenas

Një person nga fshati Korroticë e Epërme e Drenasit ka raportuar në Polici se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë fabrika e tij.

Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin, ka njoftuar policia.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për lëndime në njerëz. /Telegrafi/

Exit mobile version