Telegrafi

Digjet një dyqan në Plementin të Obiliqit, nuk ka të lënduar

Një dyqan është kapluar nga zjarri sot rreth orës 05:00 në Plemetin të Obiliqit, ku përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

Lajmin e bëri të ditur për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, policia dhe zjarrëfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku edhe është lokalizuar vendi.

“Rreth orës 05:00, e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në Plemetin të Obiliqit, saktësisht në një dyqan. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe zjarrëfikësit. Zjarri është lokalizuar dhe nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkaq, hetuesit policorë janë duke punuar për të sqaruar rrethanat se si ka ardhur deri tek shpërthimi i zjarrit. /Telegrafi/