Një depo e një shkolle në fshatin Cërrcë të Istogut, është përfshirë nga zjarri.
Sipas policisë, ende nuk dihet si është përfshirë nga zjarri kjo depo, në të cilën ishin të vendosura drutë për ngrohje të kësaj shkolle.
Njësiti i zjarrfikëseve ka lokalizuar dhe ka shuar zjarrin.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar dhe të dyshuar. Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore, si dhe eksperti i zjarreve.
Rasti me vendimin e prokurorit, iniciohet dhe mbetet nën hetime.
“Fshati Cërrcë, Istogu 23.01.2019 – 19:30. Raportohet se nga zjarri për shkaqe të panjohura është përfshirë një depo e një shkolle, në të cilën ishin të vendosura drutë për ngrohje të kësaj shkolle. Njësiti i zjarrfikëseve ka lokalizuar dhe ka shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar dhe të dyshuar. Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore si dhe eksperti i zjarreve. Rasti me vendimin e prokurorit, iniciohet dhe mbetet nën hetime”, thuhet në Raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/