Sot në orët e hershme të mëngjesit është përfshirë nga zjarri një banesë, pas sallës Universale, në rrugën “Hristo Smirneski” në Shkup.
Sipas MPB-së banesa e cila është përfshirë nga zjarri gjendet në çatinë e ndërtesës, ndërsa zjarri ka shpërthyer në kuzhinë.
Ekipet nga njësiti i zjarrëfiksve ka intervenuar në kohë dhe kanë penguar që zjarri të përhapet në banesat tjera. Nga njësiti i zjarrëfiksve thonë se shkaqet e zjarrit janë instalimet elektrike.
Nga atje thonë nga banesa janë largur të gjithë personat dhe se nuk ka të lënduar./Telegrafi/