Telegrafi

Digjet një banesë në ‘Ruzveltova’ në Shkup

Brigada kundër zjarrit në Shkup intervenoi në një zjarr që kapi një banesë në rrugën ‘Ruzveltova’.

Sipas informacioneve nga tereni, zjarri ka nisur në kuzhinë ku është përgatitur ushqime dhe më pas ka përfshirë dhomat tjera.

Zjarrfikësit me intervenimin e tyre arritën të shuajnë zjarrin dhe parandaluan zgjerimin e tij, por banesa është djegur tërësisht.

Nuk banues apo zjarrfikës të lënduar./Telegrafi/