Një banesë në lagjen “Bregu i Diellit” është përfshirë nga flakët, ndërsa për shkak të tymit raportohet se 8 persona kanë pasur probleme shëndetësore.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se informatën për djegien e një banese e kanë marrë rreth orës 14:00.
“Ekipet kanë dal në vendngjarje, ende nuk kam informatë nëse ka të lënduar”, ka thënë Ahmeti.
Behar Shala, zjarrfikës, bëri të ditur se i gjithë objekti ka qenë në tym, ndërsa kati përdhes ishte djegur.
Shala tha se 8 persona kanë pasur probleme shëndetësore për shkak të tymit, por jo të natyrës serioze. /Telegrafi/