Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë.
Ende nuk dihet nëse ka pasur të lënduar si pasojë e këtij zjarri. Megjithatë në një video të shpërndarë nga artisti Albert Heta, shihet se zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e lokalizuar zjarrin.
Telegrafi ka provuar të kontaktojë me policinë por një gjë e tillë ka qenë e pamundur. /Telegrafi/