Telegrafi

Digjet një banesë në Kisella Vodë, ka njerëz të ngujuar në ndërtesë (Video)

Zjarr ka shpërthyer në një banesë në afërsi të sallës “Rasadnik” në lagjen Kisella Voda të Shkupit.

Banesa e cila po digjet është në katin e pestë në rrugën “Heronjtë popullor” dhe për momentin është e zbrazët, por ka qytetarë të cilët janë ngujuar në ndërtesë dhe nuk mund të dalin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qytetarët ankohen se zjarrfikësit janë vonuar, ndërsa për momentin nuk dihen arsyet e zjarrit.

Në terren kanë dalur dy zjarrfikës me një makinë, të cilët sipas disa pamjeve të publikuara nuk arrijnë të shuajnë zjarrin./Telegrafi/