Rreth orës 10:00 është djegur një banesë në ndërtesat “Binjaket” në lagjen Karposh 4 të Shkupit.
Sipas informacioneve të para, banesa në të cilën ka shpërthyer zjarri është në katin e 16. Ndërsa mësohet se shkak i zjarrit ka qenë shpërthyerja e bombolës së gazit.
Në terren kanë dalur zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta shpëtojnë pronarin, i cili ka kërkuar ndihmë nga tarraca.
Shumica e qytetarëve janë evakuuar nga ndërtesa, ndërsa në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ndihma e shpejtë./Telegrafi/