Policia dhe forcat zjarrfikëse konfirmojnë se zjarri ka djegur vetëm orenditë e shtëpisë dhe nuk ka patur dëme në njerëz, pasi familja kishte më shumë se dhjetë vjet që nuk jetonte në këtë banesë. Ndërsa flakët e zjarrit të favorizuar edhe nga era e nxehtë janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar edhe disa banesa shumë pranë.
Dy mjete zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor në vendngjarje paraprakisht konkludon se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një cigare e ndezur hedhur padashur në çatinë e banesës së pabanuar, megjithatë, sipas burimeve, nuk përjashtohet edhe ndonjë shkëndijë elektrike. Ndërkohë, hetimet vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e rënies së zjarrit.
Ky është rasti i parë i zjarreve në qarkun e Elbasanit në këtë stinë të nxehtë vere, raportoi BW./Telegrafi/