Automobili i tipit ‘Folkswagen Polo’ me targa të Prilepit, nën pronësi të M.I.K është djegur mëngjesin e sotëm në rrugën ‘Trajko Tarcan’ në Prilep, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftoi MPB, rasti është paraqitur në mëngjes në orga 1:10 në Stacionin policor në Prilep nga Njësia territoriale zjarrëfikëse. Pas ekspertizës u vërtetua se zjarrin e ka shkaktuar person i panjohur.
Nga policia njoftojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe kapjen e autorëve./Telegrafi/