Site icon Telegrafi

Digjet një automjet në Shkup

Një automjet ‘Yugo’ me targa nga Kumanova është kapluar nga flaka kur pronari ka tentuar ta nisë me shtyrje në garazhet nëntokësore tek klinika e syve ‘Sante plus’ në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Automjeti ka qenë pronësi e 37-vjeçarit S.V. nga Shkupi, ndërsa është kapluar nga flaka rreth orës 10, njofton AIM.

S.V. së bashku me bashkëshorten janë paraqitur në kontroll mjekësore në Klinikën për toksikologji, për shkak se gjatë përpjekjes që ta shuajnë zjarrin kanë thithur sasi të madhe të tymit.

Ekipi i Brigadës për Mbrojtje nga Zjarri ka marrë masa për fikjen e zjarrit. Po hetohen dëmet dhe arsyet për shkaktimin e zjarrit. /Telegrafi/

Exit mobile version