Telegrafi

Digjet një automjet në qendër të Shkupit (Foto)

Në parkingun e Qendrës tregtare “Ramstor” në qendër të Shkupit është djegur një automjet i llojit „Renault“, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas informatave të Start.mk, bëhet fjalë për një problem me instalimin elektrik të automjetit. Ka ndërhyrë edhe njësiti i zjarrfikësve, dhe bëhet e ditur se nuk ka të lënduar dhe nuk ka ndonjë dëm më të madh material.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të sigurimit të qendrës tregtare të cilët kanë reaguar menjëherë dhe janë përpjekur ta shuajnë zjarrin, i njëjti nuk është përhapur te automjetet tjera./Telegrafi/