Sipas policisë, gjatë natës së kaluar është djegur një automjet.
Ngjarjen në SPB Kumanovë e ka paraqitur në ora 3 pas mesnatë 61-vjeçari i cili ka qenë edhe pronar i automjetit.
“Personi V.S (61) nga Kumanova ka denoncuar se rreth orës 3 është djegur automjeti i tij ‘pasat’ me tabela të Kumanovës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Zjarrin e ka shuar zjarrfikësit e Kumanovës ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik./Telegrafi/