Në fshatin Llokovicë të Gostivarit është djegur një automjet i llojit ‘Skoda Fabia’.
“Sot në mëngjes në orën 6:30, 57 vjeçari Z.I nga Llokovica e Gostivarit në SPB Tetovë ka denoncuar se automjeti i tij ‘Skoda Fabia’ me tabela të Gostivarit që ka qenë e parkuar para shtëpisë së tij është djegur”, njoftojnë nga policia, njofton Telegrafi Maqedoni.
Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer Departamenti për Punë të Jashtme Gostivar./Telegrafi/