Autobusi i Armatës së Republikës së Maqedonisë këtë mëngjes rreth orës 06:30 është përfshirë nga flakët duke lëvizur në relacionin Probishtip – Kratovë. Të lënduar nuk ka, ndërsa është shkaktuar vetëm dëm material.
Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Sektori për Punë të Brendshme në Shtip, ndërsa nga Ministria e Mbrojtjes njoftuan se gjatë ditës së sotme do të dalin me njoftim zyrtar për rastin.
Autobusi ka qenë i mbushur me ushtarë në kohën kur ka shpërthyer zjarri, ndërsa në lokalizimin e tij është intervenuar me dy makina zjarrfikëse./Telegrafi/