Telegrafi

Digjet një autobus afër Strazhës, nuk ka persona të lënduar

Sektori për Punë të Brendshme - Tetovë

Një autobus që udhëtonte nga Shkupi drejt Ohrit, ka marrë flakë 3 kilometra larg Strazhës.

Në këtë aksident nuk ka pasur pasagjer të lënduar, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

“Sot në ora 11:20 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën kryesore Gostivar-Kërçovë rreth tre kilometra para lokalitetit “Strazha” ka rënë zjarr në një autobus i cili ka qenë duke lëvizur në drejtim të Kërçovës. Policët në vendin e cekur menjëherë janë dërguar njësiti i punëve të brendshme të Gostivarit dhe një ekip nga Njësiti Territorial Zjarrfikës i Gostivarit, nuk ka persona të lënduar”, njofton MPB.