Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e Vlorës.
Vetura ka qenë e parkuar dhe është djegur plotësisht pranë zonës së njohur si Skela.
Ende nuk dihet nëse ajo është djegur qëllimisht ose jo, transmetojnë mediat shqiptare, sipas të cilave pronari i makinës është shtetasi A.Rr. /Telegrafi/