Si pasojë e një zjarri që kishte përfshi një lokal në Vitomiricë të Pejës, katër femra kanë marrë lëndime trupore, gjatë përpjekjes së tyre për të shpëtuar.
“Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri një lokal pronë e viktimës mashkull K-Shqiptar. Si pasoje e zjarrit, katër viktima femra shqiptare, shtetase te Shqipërisë kane pësuar lëndime trupore, pasi që të njëjtat kanë kërcyer nga kati i dytë i lokalit. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet përkatëse. Sipas viktimës vlera e demit të shkaktuar është rreth 20.000 euro”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/