Telegrafi

Digjet katedralja Notre Dame e Parisit, reagojnë yjet shqiptare dhe ndërkomëtare

Një zjarr i madh shpërtheu në katedralen mesjetare të Notre Dame në qendër të qytetit të Parisit dhe një kullë u rrëzua e ndërtesës.

Zjarrfikësit mbyllën zonën rreth një prej pamjeve më të vizituara të qytetit – Kishës së Virgjër, raportoi Reuters.

Kjo ka bërë që të reagojnë edhe disa prej personaliteteve shqiptare dhe ndërkombëtare përmes rrjeteve sociale.

Dy prej të parëve ishin këngëtarja shqiptare, Elhaida Dani si dhe aktorja hollivudiane, Anne Hatheway.

“Kjo nuk po ndodh…më dhemb në shpirt! Historia e Francës, e botës po digjet në këto momente!”, ka shkruar ndër të tjerash Dani.

“E di që kjo është një paraqitje e frymëzuar e një hyjnieje edhe më të madhe. E di se ky vend i bekuar është një interpretim njerëzor i asaj që është misterioz, i panjohshëm dhe i padefinueshëm dhe ndërsa sheh djegien e saj po sjell lot në sytë e mi. Unë e di edhe se flakët nuk mund ta pakësojnë shenjtërinë e saj”, ka shkruar artistja në Instagram.

Ndryshe, Katedralja e Notre Dame ishte në mes të një rindërtimi me vlerë rreth 6 milionë euro, disa nga pjesët e saj ishin nën skela, ndërsa statujat prej bronzi u hoqën javën e kaluar për shkak të punimeve. /Telegrafi/