Gjashtë zjarrfikës me dy automjete zjarrfikëse kanë shuar cisternën e cila mori flakë sot në mëngjes në rrugën rajonale Strumicë-Radovish.
QMK-Strumicë kumtoi se në orën 9:18 ka rënë zjarr në një kamion të cilit i është shpuar goma.
Kamioni transportonte 20 tonë naftë. Me zjarrin është përfshirë pjesa e pasme të kamionit, pranë gomës.
Kamionë është djegur një kilometër nga fshati Vladievski, në rrugën Strumicë-Radovish.
Nga QRMK -Strumicë kumtuan se edhe katër kanë qenë duke kontrolluar trafikun. Nafta do të transferohet në një cisternë tjetër dhe do të transportohet në destinacionin përfundimtar.