Një gomone është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të hëne në ujërat e detit Jon, në afërsi të Karaburunit.
Autoritetet lokale bëjnë me dije se, gomones i është vënë flaka kur ndodhej në afërsi të Gjirit të Granës, pasi po ndiqej nga policia.
Personat që ndodheshin në bord e kanë braktisur mjetin dhe nuk janë identifikuar ende, ndërsa policia dyshon se në të po transportohej drogë./Tch/Telegrafi/