Një gomone u gjet e djegur mëngjesin e sotëm në brigjet e Vlorës, ndërsa asnjë person nuk është arrestuar.
Dyshimet paraprake ishin se gomonia kishte transportuar drogë. Nga hetimet e deritanishme, rezulton se mjeti lundrues ishte i ngarkuar me më shumë se 2 ton kanabis sativa.
Gomonia dyshohet se drejtohej nga dy shtetas italianë, raporton Report Tv. Ndërkohë hetimet vazhdojnë për të zbuluar të tjera rrethana të ngjarjes dhe persona të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal.
Nuk është e qartë nëse gomonia kishte mbërritur nga Italia në Shqipëri, apo nëse kishte kryer ndonjë rrugë trafiku. E paqartë është gjithashtu se çfarë e shkaktoi zjarrin në gomone.