Flakët e zjarrit kanë shkrumbuar një godinë dykatëshe në fshatin Golem në Shkodër mbrëmjen e djeshme duke rrezikuar jetën e pesë familjeve.
Fatmirësisht zjarri nuk ka shkaktuar dëme në njerëz por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Dyshimet paraprake janë për zjarr të shkaktuar nga shkëndija elektrike.
Policia po vijon hetimet për këtë ngjarje. /Telegrafi/