Një biznes i tipit fasoneri është shkrumbuar gjatë natës në qytetin e Vlorës në lagjen “Bashkimi” rreth orës 02:30.
Fasoneria e cila prodhon këpucë ka disa vite që operon në qytetin e Vlorës dhe ka punësuar rreth 500 punonjës.
Dyshohet se autori ka thyer xhamin e pasmë të dritares së godinës dhe ka hedhur lëndë djegëse.
Mësohet se fasoneria është në pronësi të një gruaje italiane, Maria Rosiaria.
Është njoftuar policia dhe zjarrfikësit të cilët kanë bëtë të mundur shuarjen e flakëve. /Telegrafi/