Site icon Telegrafi

Digjet fshati ku u mat temperatura më e lartë në Kanada

Një zjarr në pyll dogji 90 për qind të fshatit kanadez Lytton, ku më parë ishte matur një rekord i temperaturës prej 49.6 gradë Celsius.

Kryetari lokal, Brad Vis tha se dëmi i madh u bë në fshat në British Columbia, si dhe në infrastrukturën përreth.

Kreu i administratës së fshatit, Jan Polderman, deklaroi se ishte i lumtur që doli i gjallë dhe se nuk kishte mbetur shumë nga fshati, raportuan mediat amerikane.

Ai më parë urdhëroi banorët të evakuohen dhe tha që zjarri shpërtheu nëpër fshat për vetëm 15 minuta.

Temperaturat e jashtëzakonshme të larta kanë goditur pjesë të Amerikës së Veriut.

Në Kanadanë perëndimore, u regjistruan 486 vdekje për një periudhë prej pesë ditësh, krahasuar me një mesatare prej 165 në rrethana normale.

Kjo provincë perëndimore ka pasur tre vdekje në lidhje me valën e nxehtësisë në tre-pesë vitet e fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version