Në protestën e sotme të organizuar nga shoqata “Tvrdokroni” me moton “Kundër dygjuhësisë dhe shqiptarizimit të Maqedonisë” protestuesit kanë djegur flamurin e Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë protestë pjesëtarët e “Tvrdokorni” porositën se armiqtë e popullit maqedonas janë në Kuvendin dhe Qeverinë e Maqedonisë, të cilët tashmë 27 vite e shkatërrojnë popullin e vet.
Në inçizime mund të shihen pamje të protestuesve që fotografohen pranë flamurit të djegur të BE-së./Telegrafi/