Telegrafi

Zjarr në fabrikën e plastikës në Obiliq – pamje nga vendi i ngjarjes

Një zjarr ka shpërthyer në fabrikën e plastikës e cila gjendet në Obiliq. Kjo fabrikë gjendet afër Termocentralit Kosova B.

Në pamjet që lexuesit kanë dërguar në adresë të Telegrafit shihet se nga ndërtesa e kësaj fabrikë po del tym i zi.

Siç raportohet policia ka dalë në vendin e ngjarjes e po ashtu edhe zjarrfikësit.

Nuk dihen ende shkaqet që kanë quar në djegien e kësaj fabrike dhe as a ka persona të lënduar. Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje nga ana e tyre. /Telegrafi/