Fabrika e dyshekëve dhe krevateve ”Dermflex”, e përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 19:10 në rrugën nacionale Kavajë-Rrogozhinë i përket kompanisë ”P.M.V. Krali” shpk në pronësi të Gjergj Kralit.
Kjo fabrikë konsiderohet si e para në Shqipëri, e ngritur në vitin 1996 për prodhimin e dyshekëve.
Zjarrfikësit vijojnë luftën me flakët që vijojnë me intensitet të lartë për shkak të materialeve lehtësisht të djegshme që ndodheshin në objekt.
Policia dhe shërbimi i zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Paraprakisht dyshohet se zjarri është aksidental.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.
Fabrika ndodhet në pronësi të babit të kryetarit të bashkisë, Redjan Krali, Gjergji Kralit.
Burime për Top Channel bëjnë me dijeni se kjo nuk është hera e parë që fabrika përfshihet nga flakët.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.