Telegrafi

Digjet edhe një fabrikë në Rusi, raportohet për dy të vdekur

Flakë të mëdha dhe tym u panë duke u ngritur në ajër mbi Shën Petersburg, në Rusi.

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale shfaqin një zjarr që ka kapluar fabrikën e prodhuesit të makinerive bujqësore “Belarus MTZ”.

Burimet lokale thonë se dy persona kanë vdekur në vendngjarje, raporton metro.

Kjo vjen pas një numri zjarresh në të gjithë Rusinë gjatë muajit të fundit, të cilat i janë atribuuar rebelëve kundër luftës.

Zjarre të ngjashme kanë shpërthyer në një fabrikë ruse nafte në Siberinë Lindore, një fabrikë në Barnaul dhe një qendër tregtare në Moskë.

Shkaku i zjarrit në Shën Petersburg është ende i panjohur gjersa kanë filluar hetimet pasi zjarri ishte shuar. /Telegrafi/