Fundjava festive në Strugë kaloi në mjegull dhe tym. Banorët e këtij qyteti për TV24 thonë se një kohë të gjatë janë dëshmitarë për helmimin sistemik që po ndodh në këtë qytet, për shkak të djegies së përditshme të deponisë së egër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Të shqetësuar për shëndetin e qytetarëve, disa anëtarë të iniciativës qytetare “Mjaft”, nesër para ndërtesës së komunës do të mblidhen për të shprehur zemërimin e tyre ndaj institucioneve për të cilat, siç thonë ata, janë të verbër dhe të shurdhër për këtë situatë.
Ata thonë se qëllimi i protestave të tyre është të ndërmerren masa, të zbulohet kush është koncesioneri i deponisë së egër dhe çfarë lidhje ka me organet kompetente lokale./Telegrafi/