Digjet deponia e egër në rrugën e vjetër Shkup-Kumanovë, në pjesën e Haraçinës.
Mbetje të ushqimit, mbeturina ndërtimore plastika është një pjesë e vogël e mbeturinave rreth rrugës ndërsa deponia është në të njëjtin lokacion me vite.
Në gjerësi prej rreth një kilometër deponia u vu në zjarr sot në mëngjes në disa vende.
Problemi me deponinë është disavjeçar për shkak të hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave komunale. Para disa muajve banorët e Haraçinës u ankuan se po frikësohen nga sëmundjet si dhe për rrezikshmërinë nga shfaqja e ndonjë epidemie. Mbetja u pastrua vetëm 500 metra pas Haraçinës.
Gjatë muajve të fundit shpesh herë janë djegur deponitë, ndërsa pastrimi i këtyre nuk paraqet problem për autoritetet komunale dhe qendrore./Telegrafi/