Telegrafi

Digjet banesa në fshatin Bubullimë të Lushnjës, humb jetën i moshuari

Një banesë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës në Lushnjë, ku për pasojë ka humbur jetën një i moshuar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bubullimë, ku ka marrë flakë një banesë e vjetër në të cilën jetonte çifti i moshuar.

Si pasojë e zjarrit ka ndërruar jetë 82-vjeçari K.K., ndërsa bashkëshortja e tij ka arritur të shpëtojë.

Paraprakisht dyshohet se ka qenë soba e drunjve që ka shkaktuar zjarrin ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/