Site icon Telegrafi

Digjet banesa në Çorovodë, humb jetën 66-vjeçari

Një 66-vjeçar ka humbur jetën në Çorovodë pasi zjarri ka përfshirë banesën e tij në lagjen “Çlirim”.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ku shtetasi I.Sh ka humbur jetën si pasojë e flakëve dhe asfiksimit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/

Exit mobile version