Një automjet është gjetur i djegur mëngjesin e sotëm përpara Prefekturës së Lezhës.
Mjeti mësohet se është në pronësi të shtetasit Andi Marku, kryetar i PS-së për Lezhën dhe ish-kryetar i komunës Kolsh.
Po kështu Marku ka shërbyer edhe si shef komisariati në disa qarqe të vendit.
Mbeten ende të paqarta rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarje, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.